“Albguardia” Sh.p.k u krijua ne muajin Korrik te vitit 1993, në Tiranë dhe operon në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,duke ofruar shërbime ne “Fushen e Sigurise Fizike”, për sigurinë e Institucioneve, Objekteve Shtetërore dhe Private, Sigurimin e Bankave, Sigurimin e Personave Juridik apo Fizik, Sigurimin e Vlerave Monetare dhe të sendeve te çmuara dhe me vlerë.
Albguardia bën të mundur ruajtjen dhe sigurimin e jetës se njerëzve, si dhe sigurimin e pronës, gjate aktivitetit te tyre ne biznes, duke krijuar kushte per nje punë dhe një veprimtari normale. Gjithë investimi në fushën e sigurisë është realizuar vetëm me pajisje të standartit europian ( shiko teknologjine www. sicep.it ). Albguardia ka një staf të specializuar ,me një eksperiencë të gjatë në punë dhe me shkëmbim eksperience me Institute Ruajtje Italiane dhe te vendeve te tjera.