SHERBIME

“Albguardia” Sh.p.k u krijua ne muajin Korrik te vitit 1993, në Tiranë dhe operon në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,duke ofruar shërbime ne “Fushen e Sigurise Fizike”, për sigurinë e Institucioneve, Objekteve Shtetërore dhe Private, Sigurimin e Bankave, Sigurimin e Personave Juridik apo Fizik, Sigurimin e Vlerave Monetare dhe të sendeve te çmuara dhe me vlerë.

Albguardia bën të mundur ruajtjen dhe sigurimin e jetës se njerëzve, si dhe sigurimin e pronës, gjate aktivitetit te tyre ne biznes, duke krijuar kushte per nje punë dhe një veprimtari normale. Gjithë investimi në fushën e sigurisë është  realizuar vetëm me pajisje të standartit europian ( shiko teknologjine www. sicep.it ). Albguardia ka një staf të specializuar ,me një eksperiencë të gjatë në punë dhe me shkëmbim eksperience me Institute Ruajtje Italiane dhe te vendeve te tjera.

Cilësia e shërbimeve te shoperisë “Albguardia” sh.p.k është një frut i punës së skuadrave te zgjedhura,një ekipi me përgatitje dhe kualifikim me qëllim përgjigjes së menjëhershme kerhesës për ndërhyrje.

Përdorimi dhe eksperienca e gjatë për shume vite e në vazhdimësi të sistemeve të marrjes me shumë vektorë në evolucion, “Albguardia” sh.p.k ofron pikërisht nje avantazh dhe diferencim ne personalizimin e kërkesës specifike te klientëve. Qendra e Kontrollit është zemra qe pulson të gjithë aktivitetin.. Nje sistem i ri bashkëkohor i papërshkueshëm nga jashtë, me një madhësi konstante të monitorojë aktivitetin, pronën, mjetet dhe sigurimin e klienteve, si dhe falë  avantazheve që nxjerr ne pah vete sistemi operativ qe verifikon kështu çfaredo situate dhe veshtirësie. Në këtë mënyrë operatorët organizojnë mënyrën specifike te ndërhyrjes ne çdo moment,gjatë ditës ose natës. Po kështu lidhja e  e  impianteve video në kohë reale me centralin bën që operatori i shërbimit te  shikojë ne cdo kohë se çfarë ndodh tek klienti duke pasur cdo gjë nën vëzhgim.