SICEP

ALBGUARDIA × SICEP

Partneri ynë teknologjik

Professional Security in Albania.

ALBGUARDIA bashkëpunon prej mbi 14 vitesh me institute europiane të ruajtjes dhe sigurimit, veçanërisht ato italiane si I.V.R.I. (Istituti di Vigilanza Riuniti d’Italia), La Folgore dhe V.C.M. (Vigilanza Città di Milano), me të cilat mban kontakte të vazhdueshme për teknologjinë e aplikuar dhe përgatitjen e teknikëve tanë.

Që prej themelimit të marrëdhënies, ALBGUARDIA përfaqëson zyrtarisht fabrikën elektronike italiane SICEP S.p.A, me seli në Firenze, si Distributor i Autorizuar në Shqipëri për sistemet informatike të sigurimit.

Teknologjia e aplikuar është dixhitale, e bazuar në Sistemin Multi‑Vektorial (MVS), duke marrë të gjitha llojet e alarmeve në kohë shumë të shpejtë: alarm vjedhjeje, alarm zjarri, agresioni, rrëmbimi, si dhe raste paniku për ndihmë të menjëhershme. Sistemi mbështet gjithashtu alarm video, video‑regjistrim dixhital dhe alarm ushqimi elektrik.

Që prej shtatorit të vitit 2000, ALBGUARDIA ka realizuar sistemin “Data Tracking System” për transportin e vlerave monetare me furgona të blinduar, në bashkëpunim të ngushtë me teknologjinë SICEP.

CCTV
CCTV ALARM
ACCESS CONTROL
FIRE DETECTION
MONITORING